Gjuajtja me armë zjarri në Prishtinë, krejt çfarë dihet deri më tani

Mbrëmjen e sotme, në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë janë dëgjuar të shtëna më armë zjarri.
Dyshohet që personat e përfshirë në këtë konflikt janë nga fshati Marevc.
Forcat të shumta të policisë vazhdojnë të jenë ende prezent në vendngjarje.
Deri më tani, dy rrugët që qojnë në ‘Velani’ dhe ‘Breg të Diellit’, vazhdojnë të jenë të bllokuara për qytetarët dhe vetura.
Sipas pamjeve të Indeksonline, është parë që stafi mjekësor ka hyrë mbrenda në banesën ku pati të shtëna.
Ndërsa Policia e Kosovës, kanë filluar të mobilizohen me jelekët e sigurisë.
Zëdhëndës polici për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë për Indeksonline se deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
“Rreth orës 21:30 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore.
Nga veprimet e para policore në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja, ndërkohë që deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Përderisa policia po punon në mënyrë aktive për të mbledhur më shumë informacion rreth identifikimit të të dyshuarve, në të njëjtë kohë po vijon punën hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, ka thënë Borovci.
Indeksonline ka ndjekur nga afër ngjarjet, do të informoi në kohë reale për ngjarjet e fundit./Indeksonline/