75 Mall Live Search
10:11 / E Premte, 14 Qershor 2024 / G T

Zyrtare: Alban Ajdini ndërron skuadër, por jo qytet

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Alban Ajdini është bërë me skuadër të re gjatë afatit kalimtar.

Ajdini ka nënshkruar kontartë me klubin Lausanne-Sport, shkruan Indeksonline

Sulmuesi anësor ishte pjesë e Stade-Lausanne, skuadër kjo që është në të njëjtin qytet me Lausanne-Sport.

24-vjeçari sezonin e kaluar pati paraqitje fantastike, duke shënuar nëntë gola në të gjitha kompeticionet dhe duke kontribuar me dy asiste.

Vlera e tij në sajtin e njohur “Transfermarkt” është 1.2 milionë euro, por transferimi i futbollistit nuk dihet se sa ka kushtuar./Indeksonline/