Anulohet rikthimi i McGregorit në UFC për shkak të një lëndimi

Anulohet ndeshja e shumëpërfolur në mes Conor McGregorit dhe Michael Chandler në UFC 303.
Kjo është bërë e ditur nga presidenti i UFC-së Dana White, i cili konfirmoi përmes platformës “X” anulimin e kësaj ndeshje për shkak të një lëndimi të irlandezit.
McGregor, ishte planifikuar të ndeshej me Michael Chandler, sfiduesin e gjashtë të rangut të peshave të lehta, por treguesi i parë që përballja ishte në telashe ishte kur konferenca e tij për shtyp më 3 qershor në Dublin u anulua papritmas, pa asnjë shpjegim të menjëhershëm.
Ish-kampioni irlandez, pritej të rikthehej në ringun tetëkëndësh për herë të parë pas tre vitesh, ku u ndesh për herë të fundit ndaj amerikanit, Dustin Poirier./IndeksOnline/