75 Mall Live Search
19:30 / E Diele, 16 Qershor 2024 / AR

Divorci me bashkëshortin, paralajmëron Maya: Më lëndove mua…

Këngëtarja e njohur shqiptare, Maya Aliçkaj prej disa javësh është në proces divorci me bashkëshortin e saj, pas publikimit të një videoje të një debati me babain e fëmijës së saj. 

Së fundmi gjatë një interviste për emisionin “Living Room”, ka treguar se po mundohet që ta mbajë jetën e saj larg kamerave për shkak të negativitetit që mund të përcillet të birit.

“Unë i dhashë botës së artit dhe televizioneve diçka. Dhe ti po më përdor, pa u shprehur unë kurrë dhe pa e ditur ti kurrë të vërtetën. Ky ishte një zhgënjim përsa i përket mediave që e kanë përdorur këtë moment. Më lëndove mua, lëndove fëmijën, shumë keq”- tha Maya.