Lajm i ëmbël, ish-banori i “BBV3” bëhet baba
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/02/Shokohet-Olta-termet-ne-Big-Brother-Vip-Albania-Insajderi.org_.png)
Endrik Beba është një prej ish-konkurrentëve të edicionit të tretë të “BBV”, rrugëtimi i të cilit mbaroi shpejt.
Ditën e sotme ai është bërë baba për herë të dytë. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai, teksa ka ndarë një postim në rrjete sociale, ku ka zbuluar se është bekuar me një vajzë.
“Bebi ëndrrave. Vajza e babit sapo erdhi!”- shkruan Endrik përbri fotografisë së ndarë në llogarinë personale të “Instagram-it”, por ende nuk e ka zbuluar emrin e vogëlushes.
![](https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2024/06/8A7EEF62-05D1-4AF9-84A5-0A3A17254A2B-300x515.jpeg)