75 Mall Live Search
23:26 / E Mërkurë, 19 Qershor 2024 / Gj. Sh

Ekskluzive: Drenica zyrtarizon trajnerin e ri, nesër prezanton dy yjet e Prishtinës

Klubi futbollistik Drenica ka zyrtarizuar trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm.

Kuqezinjët nga Skenderaji do të udhëhiqen nga Megzon Visoka, shkruan IndeksOnline.

Visoka sot ka nënshkruar kontratën në ambientet e FC Drenica, në praninë e presidentit z. Gëzim Ramadani dhe Zv. presidentit z. Çaush Dobra.

Pas emërimit të kryetrajnerit, klubi do të vazhdoj punën për kompletimin e skuadrës.

Burime të IndeksOnline bëjne me dije se nesër pritet që të firmoset marrëveshja me dy lojtarë të rinj.

Dy futbollistët që ishin së fundi pjesë e Prishtinës, Genc Hamiti e Kreshnik Uka do të nënshkruajnë me Drenicën.

Kësisoj, Drenica do të synoj që edicionin e ardhshëm të rikthehet në superligë./IndeksOnline/