Pas Koresë së Veriut, Putini viziton Vietnamin

Udhëheqësit e Vietnamit dhe Rusisë kanë thënë se duan të forcojnë lidhjet, ndërsa dyshja u takuan në kryeqytetin vietnamez, Hanoi, shkruan BBC.
Presidenti vietnamez, To Lam, e priti me fjalë të mira e lëvdata homologun e tij rus, Vladimir Putin, duke e uruar atë për rizgjedhjen e fundit.
Putini tha se forcimi i një partneriteti strategjik me shtetin aziatik ishte një nga prioritetet e Rusisë.
Udhëtimi i tij në Vietnam, që vjen pas vizitës në Korenë e Veriut, po interpretohet si një demonstrim i mbështetjes diplomatike që Rusia gëzon në rajon.
“Urime shokut tonë për mbështetjen madhore gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale, duke nënvizuar besimin e popullit rus”, tha Lam, pasi priti Putinin në tapetin e kuq.
Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar vizitat që po i japin hapësirë Putinit për të promovuar luftën e tij në Ukrainë.
Vietnami ende vlerëson lidhjet historike që ka me Rusinë, edhe pse në të njëjtën kohë deklaron se po punon për të përmirësuar marrëdhëniet e tij me Evropën dhe SHBA-në.