Zhduket një vajzë në Prishtinë
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/08/Zhduket-nje-vajze-e-mitur-600x3601642326583-1.jpg)
Një vajzë është zhdukur në Prishtinë, në rrugën “Vëllezërit Fazliu”, që nga 17 qershori i këtij viti.
Nëna e saj ishte ajo që ka raportuar rastin në polici.
“Me 21.06.2024 ankuesja femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.