75 Mall Live Search
10:45 / E Diele, 23 Qershor 2024 / Gj. Sh

Lukaku futbollisti i ”mallkuar” i Euro 2024

Duket sikur dikush e ka ”mallkuar” Romelu Lukakun në Kampionatin Evropian.

Sulmuesi belg është i pafat në Euro 2024, pasi ai shënoi tre gola në dy ndeshje por asnjëra prej tyre nuk u pranua, shkruan IndeksOnline.

Lukaku fillimisht shënoi dy gola ndaj Sllovakisë, por të cilat u anuluan nga VAR, dhe Belgjika humbi me rezultat 1-0.

E njëjta histori ndodhi edhe në ndeshjen e mbrëmshme me Rumaninë, ku Belgjika fitoi me rezultat 2-0.

Pas golit të Tielemans, Lukaku dyfishoi epërsinë e Belgjikës, por përsëri goli u anulua pas rishikimit nga VAR./IndeksOnline/