Vlerësim i madh për Junikun, Presidenti i Shqipërisë dr.Bajram Begaj viziton kryetarin Ruzhdi Shehu
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/06/3-6.jpg)
Presidenti i Shqipërisë dr. Bajram Begaj ka vizituar Komunën e Junikut ku është takuar me kryetarin Ruzhdi Shehu.
“Një kënaqësi e jashtëzakonshme vizita e Presidentit të Shqipërisë dr. Bajram Begaj në Junik. Është vlerësim i angazhimit tonë dhe një respekt i madh për të gjithë junikasit dhe Kosovën. Për ne është i pazëvendësueshëm roli dhe ndihma e Shqipërisë”, ka thënë kryetari Ruzhdi Shehu.
Më tej, presidenti dr.Begaj dhe Shehu kanë biseduar për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit Shqipëri -Kosovë, për punët dhe angazhimet e të dyja shteteve në fushat përkatëse, sidomos me ato që lidhen me përmirësimin e jetës së qytetarëve të dyja vendeve.
Kryetari Shehu ka prezantuar sukseset dhe të arriturat e komunës së tij që e udhëheq, projektet dhe planet që do të realizohen në të ardhmen, si dhe potencialet për zhvillimin e ekonomisë që ofron kjo zonë.
I shoqëruar nga Ruzhdi Shehu, Presidenti dr. Bajram Begaj ka vendosur kurora lulesh të Lapidari i Dëshmoreve në Junik dhe kanë bërë nderime edhe të memoriali kushtuar heronjve të rënë në Betejën e Koshares me në krye Agim Ramadanin dhe Sali Çekun.
Duke u përulur me respekt të thellë para veprës frymëzuese dhe të pavdekshme të heronjve dhe dëshmorëve që dhanë jetën për çlirimit të Kosovës.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/06/1-4-1024x582.jpg)
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/06/2-3-1024x554.jpg)
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/06/3-6-1024x561.jpg)
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/06/4-1024x543.jpg)
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/06/5-2-1024x573.jpg)
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/06/6-1-1024x532.jpg)