75 Mall Live Search
13:04 / E Martë, 25 Qershor 2024 / mp

Zyrtare: Besar Halimi bëhet me klub të ri

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Besar Halimi është prezantuar te klubi i tij i ri.

Halimi, është rikthyer te Sandhauseni, klub në të cilin ka luajtur dhe më parë në të kaluarën.

Me këtë rikthim është ndarë i lumtur edhe vetë Halimi, i cili ka 32 paraqitje me fanellën e Përfaqësueses së Kosovës.

“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer këtu në Hartëald. Kam pasur shumë biseda pozitive me drejtuesit dhe mezi pres që të luaj përsëri për Sandhausenin”, u shpreh Halimi pas nënshkrimit të kontratës.

Mesfushori dardan, sezonin e kaluar ka qenë pjesë e skuadrës së Hallescherit, ku ka bërë 22 paraqitje dhe ka shënuar 4 gola.