Policia ndalon veturën e dyshuar në Podujevë, sekuestrohet TT-ja

Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht zyrtarët policor të Njësisë për Reagim të Shpejtë, kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë: Një revole të tipit, TT, si dhe nëntë copë fishekë.
Sekuestrimi rezultoi pas ndalimit dhe kontrollit të detajuar që i’ u bë veturës dhe drejtuesit të saj në fshatin Dumnicë të komunës së Podujevës.
Ndaj të dyshuarit: S. H, mashkull, 34-vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, hetuesit e stacionit policor Podujevë iniciuan një hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe të njëjtin e proceduan më tej./IndeksOnline/