75 Mall Live Search
11:40 / E Mërkurë, 26 Qershor 2024 / G T

Luajti 20 minuta, Cole Palmer ia tregoi trajnerit anglez potencialin e tij

Kombëtarja e Anglisë mbrëmë barazoi pa gola 0:0 ndaj Sllovenisë duke siguruar me shumë kritika fazën tjetër të Euro 2024.

Gareth Southgate, mbrëmë i dha minuta lojtarit të Chelseat, Cole Palmer, shkruan Indeksonline

Palmer tregoi potencial të jashtëzakonshëm në këtë ndeshje, duke krijuar tri raste, duke goditur një herë portën kundërshtare.

Me këtë paraqitje duket se Gareth Southgate tani do e mendoj si startues për ndeshjet e ardhshme.

Kujtojmë që Cole Palmer në dy ndeshjet e para nuk luajti asnjë minutë dhe trajneri mori kritika të mëdha.

Madje pas ndeshjes së mbrëmshme, tifozët e “Tre Luanëve” e gjuajtën trajnerin e tyre me gota të plastikës./Indeksonline/