Dëshpëruan me paraqitje, pak tifozë dalin për t’i pritur lojtarët kroatë në aeroport
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/06/44333-2.png)
Kombëtarja e Kroacisë sot gjatë ditës është rikthyer në shtëpi, pasi u eliminua nga Euro 2024.
Për shkak se dëshpëruan shumë tifozët me paraqitje, ishte një numër i pakët që dolën në aeroport për t’i pritur heronjtë e tyre, shkruan Indeksonline
Rreth 200 tifozë u shfaqen në aeroport të cilët bën foto me lojtarët e Kroacisë, në veçanti me Luka Modricin.
Kujtojmë që Kroacia humbi 3:0 ndaj Spanjës, më pas barazoi 2:2 ndaj Shqipërisë dhe në ndeshjen e fundit barazoi 1:1 ndaj Italisë, duke grumbulluar vetëm 2 pikë./Indeksonline/