Kuvendi, për pjesëmarrjen e Listës serbe: Mandatet nuk do t’iu mbaronin deri në fillim të gushtit
Deputetët e Listës Serbe lëshuan sot sallën plenare, pak minuta pasi nisi seanca.
Për këtë veprim të tyre, deputeti i LDK-së; Driton Selmanaj, e akuzoi pushtetin, raporton Indeksonline.
Sipas tij, kjo sallë plenare do të mbahet mend për dy gjëra: një herë ka qenë kur është përdorur gaz lotsjellës dhe ”sot për vazhdimin e mandatave të Listës serbe”.
Lidhur me këtë çështje ka reaguar Kuvendi i Republikës së Kosovës.
“Asnjë deputeti, përfshirë deputetët nga radhët e Listës serbe, nuk do t’u humbiste mandati në rast të mos mbajtjes së seancës së sotme.
Deputetët nga radhët e Listës serbe herën e fundit ishin evidentuar si pjesëmarrës në seancë më 8 shkurt 2024. Rrjedhimisht të njëjtëve, bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Rregulloren e Kuvendit, nuk do t’iu mbaronin mandatet deri në fillim të muajit gusht” shkroi Drejtoria e Kuvendit, në një njoftim.