Rakitic afër rikthimit në futbollin evropian, në bisedime me skuadrën ballkanase
Ivan Rakitic është afër rikthimin në futbollin evropian. Ylli kroat është në bisedime me Hajdukin e Splitit.
Madje për këtë vendim, Rakitic është i gatshëm të heqë dorë nga një shumë e majme nga kontrata që ka me Al-Shabab.
Bisedimet për transferimin e Rakitic i ka nisur drejtori i ri i Hajdukut, Nikola Kaliniq.
Mesfushori kroat ka 36 vite mbi supe, por vazhdon të jetë në formë të lartë fizike./Indeksonline/