Gjendet një person pa shenja jete në Gjakovë, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë.
Trupi i pajetë është gjetur nga dy dëshmitarë dhe me pas është dërguar për obduksion.
PK-ja gjithashtu ka njoftuar se ka nisur hetimet.
“Viktima mashkull kosovar, në shtëpinë tij është gjetur pa shenja jete nga dy dëshmitarë meshkuj kosovarë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti relevant policor dhe një ekip mjekësor ku është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së, përcjell IndeksOnline.