Dy yjet e Zvicrës s’paraqiten as sot në stërvitje, Xhaka në dilemë për të shtunën

Stërvitja e Kombëtares së Zvicrës në Shtutgart do të zhvilloht pa dy yjet e skuadrës, Granit Xhakën dhe Vargas-in.
Xhaka vazhdon të stërvitet individualisht për shkak të problemeve të tij me aduktor dhe nuk është bashkuar ende me grupin.
Lajm i mirë është se skanimi i fundit ka bërë të ditur se nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim serioz.
Megjithatë gjendja fizike e Xhakës do të testohet deri të shtunën për të parë nëse do të jetë i gatshëm që të startojë të shtunën ndaj Anglisë.
Edhe Vargas-i po bën edhe stërvitje individuale në hotelin e ekipit./Indeksonline/