75 Mall Live Search
08:23 / E Enjte, 04 Korrik 2024 / AR

Aktorja e njohur, nënë për herë të parë

Vanessa Hudgens dhe Cole Tuckeri janë bërë prindër për herë të parë. Çifti u fotografua, ndërsa largohej nga spitali “Santa Monica” dhe aktorja mbante në krahë bebushin.Vanessa Hudgens, nënë për herë të parë

Ende nuk dihet gjinia dhe data e lindjes së bebushit. Në fotot e siguruara nga Page Six, Vanessa shihet e ulur në një karrige me rrota, ndërsa pas saj, i shoqi, i cili mban edhe sendet e tyre.Vanessa Hudgens, nënë për herë të parë

Vanessa është e martuar me Cole Tucker, të cilin e ka njohur përmes një seance meditimi në Zoom, gjatë mbylljes në pandeminë Covid-19.

Vanessa Hudgens, nënë për herë të parë

Ata u fejuan pas 2 vjetësh lidhje dhe më pas, bënë një dasmë madhështore në dhjetor të 2023-shit. Vanessa e tregoi se është në pritje të ëmbël në një mënyrë fantastike! Ajo u shfaq në ceremoninë e çmimeve “Oscar”, me një fustan të gjatë e të ngushtë, të zi, duke përkëdhelur barkun e rrumbullakosur.

Vanessa Hudgens, nënë për herë të parë