Era e fortë ia qet “në fushë’ të pasmet të dashurës së Jeff Bezosit

Themeluesi i Amazon Jeff Bezos dhe e fejuara e tij Lauren Sanchez kanë shijuar pushimet në Greqi dhe fotot e tyre nga aeroporti kanë tërhequr vëmendjen.
Kur era po frynte në aeroport, Lauren-it iu desh të “luftonte” me uljen e fustanit dhe fshehjen e të pasmeve. Bezosi u përpoq ta ndihmonte duke i mbajtur lart fustanin, por Laureni duket se nuk i interesonte shumë që të gjithë t’i shihnin të pasmet e saj. E fejuara e Bezosit ka shëtitur nëpër aeroport me një fustan Dolce & Gabbana, i cili theksonte bukur figurën e saj të hollë, transmeton Indeksonline.

Meqë ra fjala, çifti i famshëm është duke pushuar me miqtë e tyre në jahtin e Bezos në Greqi dhe 54-vjeçarja Lauren është fotografuar duke pasur një darkë romantike me të fejuarin e saj, por edhe duke kaluar kohë në një jaht dhe fansat në rrjetet sociale komentuan trupin e saj të stërvitur mirë.
“Ajo duket e mahnitshme”, “Faleminderit për këmbënguljen e saj në ushtrime” dhe “Nuk mund ta besoj se kjo grua është 54”, janë vetëm disa nga komentet. Meqë ra fjala, çifti u njohën pesë vite më parë dhe miliarderi i propozoi asaj vitin e kaluar me një unazë që kushtoi 2.5 milionë dollarë./Indeksonline/