75 Mall Live Search
13:51 / E Enjte, 04 Korrik 2024 / L K

Kabina “luksoze” e vdekjes do të përdoret për herë të parë në Zvicër

Në vitin 2019 u prezantua “kapsula e vdekjes” Sarco, e cila synon të mundësojë një vetëvrasje të shpejtë dhe pa dhimbje duke injektuar azot.

Shpikësi i saj australiani Philip Nitschke ka marrë aprovimin ta përdorë atë për herë të parë në Zvicër. Zvicra lejon eutanazinë pasive.

Për ta bërë këtë, pacientët mund të vetë-administrojnë helmin pentobarbital, i cili mundëson një vdekje kryesisht pa dhimbje.

Kabina, e bërë nga materiali i biodegradueshëm dhe e pajisur me çati xhami, synon të mundësojë një vdekje të shpejtë dhe pa dhimbje duke lëshuar azot me shtypjen e një butoni dhe duke vrarë “pasagjerin” për shkak të mungesës së oksigjenit. I gjithë procesi zgjat rreth 30 sekonda.

Përdorimi i parë i kapsulës është planifikuar për në korrik. Personi që dëshiron të jetë i pari tashmë është konfirmuar, por që nuk është bërë publik./Indeksonline/