75 Mall Live Search
09:35 / E Premte, 05 Korrik 2024 / L K

Plagoset me kallashnikov një person në Podujevë, arrestohen 2 të dyshuarit

Një person është plagosur pasditën e djeshme në fshatin Potok të Podujevës.

Dy persona janë arrestuar si të dyshuar për këtë akt, ndërsa është konfiskuar edhe arma e zjarrit AK-47 që është përdorur në rast.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Si pasojë, i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, kanë konfiskuar armën e zjarrit që është përdorur në rast AK-47 me një karikator dhe 9 fishekë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/