Keir Starmer emërohet zyrtarisht kryeministër nga Mbreti Charles

Keir Starmer është emëruar zyrtarisht si kryeministër nga Mbreti Charles në Buckingham Palace pas një fitoreje dërrmuese në zgjedhjet e përgjithshme të djeshme në Mbretërinë e Bashkuar.
Kryeministri Keir Starmer është larguar nga Buckingham Palace për të shkuar më pas në Doëning Street, raporton The Guardian.
Kryeministri i ri Keir Starmer shkoi në Pallatin Buckingham i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Ndërkaq, në Doëning Street pritet t’i adresohet kombit.