75 Mall Live Search
22:03 / E Premte, 05 Korrik 2024 / MSH

“Po avancojnë”, Aliu viziton punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë

Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu, së bashku me zëvendësin e tij Hysen Durmishin, kanë vizituar punimet në aksin rrugor Prishtinë-Podujevë.

Aliu tha se po vazhdojnë me intenstitet të shtuar punimet në këtë projekt të cilin ai e konsideron një ndër më të rëndësishmit.

May be an image of 1 person and road

“Tani që është rritur fluksi i qarkullimit të automjeteve në sezonin e verës, punimet për ndërtimin e aksit rrugor Prishtinë-Podujevë, po vijojnë me intensitet të shtuar, për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve e për të rritur sigurinë rrugore”, shkroi ai në Facebook.

Ky është njoftimi i plotë i Aliut:

Po avancojnë punimet në një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore në vend.

Tani që është rritur fluksi i qarkullimit të automjeteve në sezonën e verës, punimet për ndërtimin e aksit rrugor Prishtinë-Podujevë, po vijojnë me intensitet të shtuar, për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve e për të rritur sigurinë rrugore.