Kanadaja shkruan historinë, kalon në gjysëmfinale të Kupës së Amerikës

Kanadaja ka shkruar historinë, duke kaluar për herë të parë në gjysëmfinale të Kupsës së Amerikës.
Në çerekfinale, Kanadaja e eliminoi kombëtaren e Venezuelës, duke e mposhtur pas ekzekutimit të penalltive, me rezultat të përgjithshëm, 5-4, shkruan IndeksOnline.
Koha e rregullt e ndeshjes mbaroi me barazim 1-1.
Jacob Shaffelburg i dha epërsinë Kandasë në minutën e 13-të.
Salomon Rondon i dha shpresa Venezuelës, duke barazuar shifrat në minutën e 65-të.
Në ekzekutimin e penalltive, futbollistët e Kanadasë u treguan më të saktë, duke fituar me rezultat 4-3.
Në gjysëmfinale Kanadaja do të përballet me Argjentinën./IndeksOnline/