Zyrtare: Zielinski bëhet “ziekaltër”, përforcon mesfushën e kampionit të Serie A

Mesfushori i Kombëtares së Polonisë, Piotr Zielinski është bërë futbollisti më i ri i Interit.
30-vjeçari ka nënshkruar me kampionin e Serie A deri në vitin 2027, shkruan Indeksonline
Zielinski ishte pjesë e Napolit, por nuk e vazhdoi kontratën dhe tashmë është pjesë e “ziekaltërve” me parametra zero.
Polaku luajti me Poloninë edhe në Euro 2024, ku bëri tri paraqitje dhe regjistroi një asist.
Kujtojmë që me Napolin mesfushori arriti të fitonte dy tituj gjatë karrierës, Kupën e Italisë dhe Scudetton./Indeksonline/
Benvenuto 🇵🇱#ForzaInter #WelcomePiotr
— Inter ⭐⭐ (@Inter) July 6, 2024