75 Mall Live Search
21:26 / E Shtunë, 06 Korrik 2024 / G T

Granit Xhaka: Luajta i lënduar ndaj Anglisë

Kombëtarja e Anglisë shënoi fitore ndaj Zvicrës gjatë penalltive dhe siguruan kualifikimin në gjysmëfinale të Euro 2024.

Granit Xhaka, kapiteni i “Helvetikëve” foli për mediat ndërkombëtare dhe tregoi se luajti i lënduar në ndeshjen ndaj “Tre Luanëve”, shkruan Indeksonline

Image

“Të hënën u diagnostifikova me një fibër muskulore të çarë në aduktorët e mi. Por unë doja të isha këtu me ekipin, andaj shtrëngova dhëmbët. Nuk mund të godisja drejt portës, apo të bëja ndonjë pasim të gjatë”, u shpreh Xhaka pas ndeshjes

Për penalltinë e humbur nga Akanji:

“Dikush duhej ta bënte penalltinë e parë. Unë vet kam qenë në këtë pozicion. Kjo e bën atë edhe më të fortë. Kokën lartë, jam krenar me këtë djalë”.

Për përfundimin e Euro 2024:

“Duhet ta pranojmë. Sigurisht që dhemb të humbasësh kështu. Është brutale. Kishim cilësinë për të shkuar në gjysmëfinale”.

/Indeksonline/