De Vrij barazon rezultatin ndaj Turqisë, këndellet Holanda

Kombëtarja e Holandës ka shënuar golin e barazimit ndaj Turqisë në ndeshjen çerekfinale të Euro 2024.
Golin për 1:1 e shënoi mbrojtësi, De Vrij, shkruan Indeksonline
Mbrojtësi shënoi me kokë për ta barazuar rezultatin pas një asisti të bukur nga Depay.
Kujtojmë që golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Akaydin në minutën e 35’të./Indeksonline/