“Iyi geceler abi!”, Turqia eliminohet nga Euro 2024 – Holanda në gjysmëfinale

Kombëtarja e Holandës është kualifikuar në gjysmëfinale të Euro 2024, pasi eliminoi Turqinë duke e mposhtur me rezultatin 2:1.
Ishin turqit që shënuan gol të parët në takimin që u zhvillua në Berlin. Golin e shënoi mbrojtësi, Samet Akaydin, shkruan Indeksonline
Në pjesën e dytë, Holanda luajti më mirë dhe arriti të shënonte dy gola.
Fillimisht për 1:1 shënoi mbrojtësi, De Vrij dhe më pas për 2:1, golashënuesi më i mirë momentalisht në Euro 2024, Cody Gakpo.
Kujtojmë që në gjysmëfinale, Holanda do të luaj ndaj Anglisë – e cila eliminoi sot Zvicrën pas penalltive./Indeksonline/
🚨🚨| GOAL: GAKPO GIVES NETHERLANDS THE LEAD!!!
— CentreGoals. (@centregoals) July 6, 2024
Netherlands 2-1 Turkiye pic.twitter.com/JxAYGKKqwZ