Raboshta rikthehet në futbollin kosovar, nënshkruan me Lirinë e Prizrenit

Futbollisti shqiptar, Jasmin Raboshta është rikthyer në futbollin kosovar dhe tashmë ka firmosur kontratë me Lirinë e Prizrenit.
Indeksonline sot gjatë ditës raportoi se futbollisti në fjalë ka arritur marrëveshje dhe tashmë është bërë edhe zyrtare nga klubi.
34-vjeçari së fundmi ishte pjesë e KF Vora në futbollin shqiptar, kurse më parë ka luajtur edhe në Kosovë të skuadrat, si Vushtrria dhe Llapi.
Raboshta është sulmues dhe pritet t’i ndihmojë Lirisë së Prizrenit të rikthehet në elitën e futbollit kosovar, pasi sezonin e ri 2024/25 do bëjë gara në Ligën e Parë./Indeksonline/