Macroni kundërshton ofertën e kryeministrit francez për dorëheqjen

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka kërkuar kryeministrit të tij Gabriel Attal të qëndrojë në postin e tij për momentin.
Kështu tha një burim nga pallati presidencial Elysee, raporton CNN-i.
Attali dha dorëheqjen këtë mëngjes, por Macroni nuk e pranoi.
Presidenti i ka kërkuar Attalit të qëndrojë “për momentin për të siguruar stabilitetin e vendit”, sipas burimit të Elysees.