75 Mall Live Search
13:36 / E Hënë, 08 Korrik 2024 / S Z

Teksasi përgatitet për uraganin “Beryl”, evakuime dhe ndërprerje të energjisë elektrike

Shumë zona bregdetare të Teksasit në SHBA janë evakuuar pas paralajmërimeve për përmbytje dhe ndërprerje të energjisë, ndërsa afrohet “Beryl”, e cili u forcua mbrëmë në një stuhi të kategorisë 1. Uragani më i hershëm i kategorisë 5, goditi javën e kaluar Xhamajkën, Grenada, Saint Vincent dhe Grenadinet, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 11 personave dhe dëme të rënda materiale.

“Erërat më të forta që shoqërojnë ‘Berylin’ po fryjnë me afro 120 kilometra në orë. Sipas këtyre shifrave, “Beryli” u bë një ciklon. Ne presim që ajo të forcohet më tej përpara se të arrijë në bregun e Teksasit”, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve të SHBA (NHC) në përditësimin e saj të fundit.

NHC-ja paralajmëroi gjithashtu për mundësinë e tornadove në disa zona të Teksasit, duke përfshirë Hjuston, një qytet me 2.3 milionë banorë që është në rrugën e ciklonit. “Ne duhet ta marrim Berylin shumë seriozisht,” tha kryetari i bashkisë së qytetit, John Whitmire.

Banorët e Houstonit duhet të jenë të vetëdijshëm se ” kushtet në të cilat flini sonte do të jenë të ndryshme nga kushtet në të cilat zgjoheni nesër në mëngjes “, theksoi ai.