75 Mall Live Search
13:00 / E Martë, 09 Korrik 2024 / S Z

Iu hoq kollarja para se të nisë seanca, nipi i Krasniqit: Nuk vuan të paraqesë patriotizëm, veprimtaria e tij e ka dëshmuar këtë

“Z. Krasniqi ka pasur një kollare sot në mëngjes dhe ia kanë hequr, këtë kollare e ka pasur veshur edhe më herët në seanca të gjyqit, a mund të dimë pse ia kanë hequr?”

Kështu iu drejtua Trupit Gjykues avokatja e Jakup Krasniqit, Venkatesëari Alagendra, e cila njoftoi se ish-kryeparlamentari nuk u lejua të hyjë në sallë nga sigurimi me kollaren që e kishte veshur, kollare kjo zakonshme, me shenjën e flamurit kombëtar.

Nipi i Jakup Krasniqit, Dardan Krasniqi i ftuar në Tv Dukagjin ka thënë se ajo nuk ishte hera e parë që Krasniqi kishte atë kollare.

“Nuk është hera e parë që ka pas një kollare të tillë, ka pas disa paraqitje me këtë kollare, nuk ka qenë i vetmi ka qenë edhe Z.Nasim Haradinaj që ka bart të njejtën kollare në proces gjyqësor.”

Ai thotë se kjo ka qenë befasi për ta dhe se nuk e dijnë arsyen se pse ka ndodhur, teksa shton se Krasniqi patriotizimin e ka dëshmuar me veprimtarinë e tij jetësore, e që ai nuk “vuan” ta shfaq përmes kollares me shqiponjë.

“Kjo na ka bërë pak konufz që të befasohemi me atë vendim të gjykatës, sepse një kravatë iu ka penguar kur është hera e disatë që është paraqitë me atë, nuk e dijmë saktësisht arsyen pse ka ardhë deri te kjo. Jakup Krasniqi nuk është nga ata persona që vuan ose dëshiron të paraqesë një patriotizëm ose fyerje ndaj dikujt përmes simboleve kombëtare sepse veprimtaria e tij jetësore e ka dëshmuar këtë,” tha Krasniqi.