Komuna e Suharekës lëshon oborrin për veturat e mërgimtarëve

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka marrë vendim që nga data 15 korrik deri me 30 gusht të gjitha automjeteve që janë me targa të huaja (mergimtarëve) tu lejohet hyrja në orborrin e Komunës.
Në këtë vendim, punëtorëve të administratës i ndalohet hyrja me automjete në oborrin e komunës për këtë periudhe.
“Për mërgimtarët. Që të kenë mundësi dhe qasje sa më të lehtë në shërbime adminstrative”, ka shkruar Muharremaj.