Policia me aksion në Pejë, cak krimi i organizuar

Policia e Kosovës, në vazhdën e hetimeve, është duke realizuar një aksion madhor në Pejë.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se njësitet hetimore të Departamentit kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit janë duke u marrë me hetimet relevante.
Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me këtë rast dhe do t’iu mbajë të informuar.
Kujtojmë se gjatë ditës, po në Pejë, policia ka arrestuar një të dyshuar për fajde./Indeksonline/