75 Mall Live Search
18:58 / E Martë, 09 Korrik 2024 / Gj. Sh

Largimet e shumta, ky është formacioni zyrtar i Ballkanit kundër UE Santa Coloma

Skuadra e Ballkanit sot nis aventurën e re për kualifikimet në Ligën e Kampionëve.

Kampioni i Kosovës do të përballet me skuadrën nga Andora, UE Santa Coloma, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Estadi Nacional” të Andorras, më fillim nga ora 20:00.

Në afatin kalimtar, nga Ballkani janë larguar disa futbollistë kryesor, si Armend Thaqi, Lumbardh Dellova e Edvin Kuc, ku ka ndryshuar shumë edhe formacioni i skuadrës.

Trajneri Ilir Daja tashmë ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen e sotme, ku ka ndryshime të mëdha.

Formacionet zyrtare:

UE Santa Coloma: Campagne, Lopez, Chete, Garcia, Da Cunha, M,ohedano, Darir, Serafin, Xalmet, Virgil, Salah.

Ballkani: Koliçi, Smajli, Thaqi, Halili, Potoku, Queven, Emërllahu, Ismajlgeci, Hamidi, Karrica, Tolaj

Për të githë tifozët e Ballkanit që nuk mund të jenë në stadium, neshjen mund ta shikojnë drejtpërdrejt në faqen zyrtare të klubit, ku transmetimi nis që nga ora 19:30./IndeksOnline/