Një person kanos policin, pasi e gjobiti në trafik

Një i dyshuar është shoqëruar në stacion policor, pasi i njëjti kanosi një zyrtar policor.
Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme në Kaçanik, raporton Indeksonline.
Sipas njoftimi të policisë, i dyshuari kanosi zyrtarin policor pasi ky i fundit i shqiptoi një gjobë në trafik.
“Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt” thuhet në njoftim të policisë./Indeksonline/