75 Mall Live Search
10:16 / E Mërkurë, 10 Korrik 2024 / G T

Yamal tregon pse festoi duke thënë “flisni tani”: Është për një person…!

Kombëtarja e Spanjës shënoi fitore 2:1 ndaj Francës në gjysmëfinale duke u kualifikuar në finalen e madhe të Euro 2024.

Lamine Yamal, lojtari më i mirë i ndeshjes mbrëmë shënoi një gol dhe festoi në mënyrë interesante, shkruan Indeksonline

Ai tregoi arsyen pse festoi duke bërë gjestin me duar dhe duke thënë “Flisni tani”.

“Festa ime? Kjo ishte për një person që e njeh shumë mirë vetën”, u përgjigj Lamine Yamal.

Ndoshta një festim i tillë ishte pikërisht për mesfushorin e “Gjelave”, Andien Rabiot – i cili pas ndeshjes kishte deklaruar: Nëse Lamine dëshiron të luaj në finale, ai duhet të bëjë gjëra që s’i ka bërë asnjëherë.

E këto gjëra i bëri mbrëmë, pasi shënoi një eurogol nga distanca për të mposhtur portierin francez./Indeksonline/