75 Mall Live Search
11:01 / E Mërkurë, 10 Korrik 2024 / MSH

Inspektori i Përgjithshëm i AKI-së raporton me dyer të mbyllura në Komision

Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Kujtim Shala, po raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Raportimi i tij para komisionit po bëhet me dyer të mbyllura.

Pas mbledhjes do të ketë deklaratë për media nga kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu.