75 Mall Live Search
14:16 / E Mërkurë, 10 Korrik 2024 / G T

Pas eliminimit nga Euro 2024, zyrtarisht merret vendimi për të ardhmen e Didier Deschampsit

Kombëtarja e Francës u eliminua nga Euro 2024, pasi në gjysmëfinale u mposht 2:1 nga Spanja.

Pas humbjes, shumë tifozë dhe analistë të futbollit e diskutuan të ardhmen e trajnerit, Didier Deschamps, shkruan Indeksonline

Megjithatë, presidenti i Federatës së Futbollit të Francës, Philippe Daillo ende ka besim në trajnerin francez.

“Nuk shoh asnjë arsye për të vënë në dyshim kontratën e tij. Rezultatet e së kaluarës flasin në favorin e tij dhe objektivat mendoj se janë arritur”, u shpreh Daillo

55-vjeçari ka kontratë me “Gjelat” deri në vitin 2026, kurse ka fituar titullin e Botës dhe atë të UEFA Nations League./Indeksonline/