75 Mall Live Search
16:40 / E Mërkurë, 10 Korrik 2024 / S Z

Stoltenberg: Shumë herët për të thënë se kur Ukraina do të anëtarësohet në NATO

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se është shumë herët të thuhet se kur Ukraina do të bëhet anëtare e aleancës.

Duke folur në samitin në Washington, ai tha se Rusia nuk përbën ndonjë kërcënim ushtarak kundër aleatëve të NATO-s, duke qenë e preokupuar me Ukrainën.

Samiti do të nisë një paketë thelbësore për Ukrainën, tha sekretari i përgjithshëm.

Burimet i kanë thënë Reuters se drafti i fundit i deklaratës së samitit thotë se NATO do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në “rrugën e saj të pakthyeshme drejt integrimit të plotë euroatlantik, duke përfshirë anëtarësimin në NATO”.