Arbana Osmani ju fton në hapjen e Bana’s në HyperActive, Prishtina Mall

Arbana Osmani, ylli i ekraneve tona, po sjell shijet e saja të veçanta në Prishtinë me hapjen e restorantit të saj të ri, Bana’s, tani edhe në HyperActive.
Njoftimi u bë përmes Instagramit, ku Arbana shprehu entuziazmin e saj për këtë hap të ri, duke thënë:
“Një ëndërr që po bëhet
realitet!” “Bana’s” në Prishtinë do të mirëpresë mysafirët e parë këtë të enjte, më 11 Korrik, në orën 19:00. Arbana Osmani do të jetë aty për të mirepritur të gjithë. “Merrni me vete fëmijët, familjarët dhe miqtë – hapësira jonë është e mjaftueshme për të gjithë :),” shprehu ajo.
Bana’s në HyperActive do të ofrojë të njëjtën shije si Bana’s në Piramida dhe Arbana pret me padurim të ndajë pasionin e saj për gatimin dhe ushqimin me Prishtinën.
https://www.instagram.com/reel/C9MdOYMogOe/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==
Për më shumë informacione dhe detaje vizitoni:
Facebook: HyperActive
Instagram: Hyperactive.ks
Web: Hyperactive.com