75 Mall Live Search
21:48 / E Mërkurë, 10 Korrik 2024 / Gj. Sh

Holanda dhe Anglia dhurojnë spektakël në pjesën e parë

Ka përfunduar me barazim pjesa e parë e gjysëmfinales së Kampionatit Evropian, mes Holandës dhe Anglisë.

Rezultati pas 45 minutave lojë në stadiumin ”signal Iduna Park” në Dortmund, ishte 1-1, shkruan IndeksOnline.

”Tulipanët” kaluan të parët në epërsi qysh në minutën e 7-të, me një supergol nga Xavi Simons.

”Tre Luanët” u rikthyen shpejtë dhe barazuan rezultatin me anë të Harry Kane, i cili u tregua i skat nga penalltia në minutën e 18-të.

Kujtojmë që fituesi i kësaj ndeshje në finale përballet me Spanjën, e cila mbrëmë e mposhti Francën, me rezultat 2-1./IndeksOnline/