75 Mall Live Search
08:37 / E Enjte, 11 Korrik 2024 / AR

Ish-i i Kimit ndahet edhe nga e dashura e re

Komediani Pete Davidson dhe aktorja Madelyn Cline janë ndarë. Ata ishin në një lidhje për më pak se një vit dhe pas ndarjes mbetën në marrëdhënie miqësore, raporton People.

Pete dhe Madelyn u fotografuan për herë të parë së bashku në shtator të vitit të kaluar dhe ata e mbajtën të fshehtë lidhjen e tyre.

Aktorja nuk është e vetmja në listën e të dashurave të famshme me të cilat Pete ka qenë në lidhje.

Para saj, ai ishte me aktoren Chase Sui Wonders, me të cilën u nda pas rreth një viti lidhje. Ai ishte për pak kohë me modelen e njohur Emily Ratajkowski.

Ai ishte gjithashtu në një lidhje me Kim Kardashian dhe aktoren Phoebe Dynevor, e njohur për rolin e saj në serialin Bridgerton. Ai ishte i fejuar edhe me këngëtaren Ariana Grande./Indeksonline/