Arrestohet i dyshuari që theri me thikë një person në Gjilan

Njësiti i hetimeve rajonale në Gjilan sot ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë 37-vjeçarin G.E., i dyshuar për plagosjen e një personi.
G.E dyshohet se më 6 maj, rreth orës 18:20, pas një konflikti fizik, me një mjet të mprehtë kishte therur viktimën në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, për të cilat dhe ka marrë tretman mjekësor.
I gjithë incidenti ka ndodhur në Gjilan, raporton Indeksonline.
Sipas policisë, i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe ishte vënë në kërkim policor. ]
“Me urdhër të Prokurorit të Shteti i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’, rast i cili do të procedohet në prokurorinë themelore” thuhet në njoftimin policor.