75 Mall Live Search
19:26 / E Enjte, 11 Korrik 2024 / A. M.

Pas një aksidenti tragjik, ndërron jetë i riu nga Ferizaj

Plagët e rënda kanë qenë të papërballueshme për të riun nga Ferizaj i cili pësoi një aksident tragjik.

Rizah Hasani ka ndërruar jetë sot gjatë ditës pasi kamioni që drejtonte është rrokullisur, shkruan IndeksOnline.

Njoftimin për vdekjen e tij e kanë bërë familjarët e të ndjerit përmes rrjeteve sociale.

Për aksidentin në fjalë detaje kanë dhënë edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënës polici për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli, bëri të ditur se në aksident ku është përfshirë një kamion transportues, si pasojë ka humbur jetën shoferi.

“Më 11.07.2024 rreth ores 13:30 kemi pranuar një informatë se në fshatin Jezerc të Ferizajt, tek vendi i quajtuar ” Reka e Vogël ” është një aksident ku është përfshirë një kamion trasportues.

Ekipe të policisë, njësitet e rendit dhe hetuesit policorë të aksidenteve të Njësisë së Konunikacionit Rrugor kanë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë mësuar se si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën shoferi i kamionit, shqiptar, kosovar i moshës madhore, vdekja e të cilit është konstatuar në vendin e ngjarjes nga mjekët të Emergjencës së Ferizajt.

Nga hetimet e para dyshohet se kamioni ka qenë në lëvizje nga Ferizaj në drejtim të fshatit Jezercë dhe me të arritur tek vendi i quajtur ” Reka e vogël” në rrethana ende të panjohura, shofero ka humbur kontrollin mbi kamionin dhe është rrukollisur poshtë rrugës disa metra.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, ka thënë Veseli për Indeksonline.

/IndeksOnline/