75 Mall Live Search
23:35 / E Enjte, 11 Korrik 2024 / Gj. Sh

“Atje nuk ka diell”/ Carvajal fton yllin e Manchester Cityt të bashkohet me Real Madridin

Dani Carvajal, e ka ftuar publikisht futbollistin e Manchester Cityt, Rodrin, të bashkohet me Real Madridin.

Në prag të finales së Kampionatit Evropian mes Spanjës dhe Anglisë, Carvajal ka bërë të ditur se çdo ditë i kërkon shokut të tij spanjoll të bashkohet me ”Mbretërit”, shkruan IndeksOnline.

”Po i them Rodrit çdo ditë të nënshkruaj për Real Madridin, na duhet. I them çdo ditë të largohet nga Mançesteri, se atje nuk ka diell dhe të vijë te Reali pasi na duhet ai!. Më thotë se ka kontratë… ai është perfekt për Real Madridin.”, ka deklaruar Carvajal./IndeksOnline/