75 Mall Live Search
11:47 / E Premte, 12 Korrik 2024 / L K

Kurti takohet me ambasadorin e Turqisë, u diskutuan raportet bilaterale ndërmjet dy vendeve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Diskutuan rreth raporteve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, marrëdhënieve ekonomike, bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe rreth zhvillimeve të fundit në vend.

Ky takim u zhvillua si vazhdimësi e vizitës së kryeministrit Kurti në Republikën e Turqisë ditë më parë.