75 Mall Live Search
17:23 / E Premte, 12 Korrik 2024 / Gj. Sh

Immobile bëhet partner i ri i sulmit me yllin kosovar

Ciro Immobile është larguar nga Lazio.

Sulmuesi italian sezonin e ardhshëm do të luaj te skuadra turke, Besiktas, shkruan IndeksOnline.

Immobiles sot ka nënshkruar kontratë në Romë, e vlefshme deri në qershor të vitit 2026.

Golashënuesi më i mirë ndonjëherë në historinë e Lazios i thotë lamtumirë klubit dhe do të udhëton në Stamboll sonte.

Ciro Immobile do të jetë shok skuadre me yllin kosovar, Milot Rashica dhe futbollistin shqiptar, Ernest Muçi./IndeksOnline/