75 Mall Live Search
18:54 / E Premte, 12 Korrik 2024 / MSH

Edi Kastrati “ankohet” për MKRS-në, thotë se e vendosën të fundit në listën e përkrahjes për shfaqje

Aktori i njohur, Edi Kastrati, publikisht është ankuar për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se komisioni, nga 282 persona kandidues, e kanë radhitur të fundit për përkrahje në një projekt teatral.

Sipas Kastratit, vlera e përkrahjes është prej 1 milionë e 349 mijë e 140 euro.

 Ai ka publikuar edhe emrat e anëtarëve të komisionit vlerësues, duke thënë se është zor të dalësh i fundit në Kosovë.

Ky është postimi i plotë i tij (pa ndërhyrje):

Falenderoj përzemërsisht Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe antarët e komusionit profesional vlerësues që prej 282 përsonave dhe me vleren 1.349.140.00 Euro të ndara, nuk e panë të arsyeshme të ma përkrahin një projekt për një supër shfaqje.

Urime fituesve, e po është zor me dalë i 282-ti në Kosoven tonë

TAKTUK